Një rast i pazakontë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Sylejman Jashari”, në Prishtinë, dje saktësisht në orën 13:11.
Një grua, duke punuar në shtëpi gjatë pastrimit, aksidentalisht ka plagosur veten me pistoletë.
“Viktima femër shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishekë pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar.
“Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.