Agron Llugaliu edhe zyrtarisht e ka pranuar detyrën e Drejtorit të Doganës.

Llugaliu ka thënë se synim i tij është orientimi i Doganës tek qytetarët dhe bizneset, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit.

“Me këtë rast, zt. Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoj qasje strategjike për ti përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim”, thuhet në një njoftim.