Vajza e Astrit Deharit, Asra, ka shkuar së bashku me familjarët tjerë për homazhe te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së.
Sot është përkujtuar Astrit Dehari në përvjetorin e katër të vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.
Homazhe tek varri i tij kanë bërë familjarë, miq dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
E lule tek varri i Deharit ka vendosur edhe vajza e tij, Arsa, e cila ende nuk ka mbushur katër vjet.
E veshur me bluzën me imazhin e babait të saj dhe ku shkruan: “Drejtësi për babin”, fotoja është mjaft prekëse.