Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka pësuar lëndime trupore.
Siç ka mësuar Llapi.info, biçiklisti është goditur nga veturë në shtegun për biçikletës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato mjekësore.
Duhet theksuar së ne vendin e njëjtë ndodhi një aksident tjetër, të mërkurën mbrëma. Edhe pse në këtë kryqëzim rrugësh janë vendosur semaforët – të njëjtin nuk janë funksionalë./Llapi.info






