Llapi.info raportoi para disa minutash për një aksident që ka ndodhur para pak kohësh në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se dy persona dyshohet se janë shkelur rëndë nga një veturë.

Llapi.info ka provuar të flas me Policinë e Kosovës, por që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

Në vendngjarje përvec ekipeve policore, janë edhe ato të ambulancës.

Ndërsa, Llapi Info posedon video të personave të goditur nga vetura, por që nuk do t’i publikojë.

Do të mbaheni të informuar lidhur me detajet tjera nga ky aksident.