Deputetja nga Podujeva, Saranda Bogujevci, është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo është propozuar për këtë pozitë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi mori këtë detyrë, Bogujevci është uruar nga deputeti tjetër llapjan, Fitim Haziri. Ky i fundit në një postim në Facebook ka thënë se sot, siç ka deklaruar Haziri, është një ditë e bardhë për Kosovën.

“Ditë e bardhë për Republikën ❤Me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar./Llapi.info