Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, Fatmir Humolli, Mefail Bajqinovci dhe Driton Hyseni, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, pas ngjarjes së sulmit fizik ndaj imamit, Zeqir Berisha.

Në takim ata janë pritur nga kryetari Mensur Hoti dhe kryemami, Bekim Jashari.

Në njoftimin e KBI-së thuhet se deputetët kanë shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare.