Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, korrupsioni në Kosovë po konsiderohet si problemi më i madh për të tërhequr investimet e huaja në vend.

Megjithatë, në raport përmendet se Qeveria Kurti, mori hapa konkret për të ndryshuar këtë gjë.

Por, në raport thuhet që për shkak të kohës së shkurtë të Qeverisë Kurti nuk mundi të arrihej më shumë.

“Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020, ndërmorri një numër hapash konkret për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat e tij dhe të ndryshoj perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë”, thuhet në raportin e DASH për Kosovën.

Ndërsa, derisa flitet në raport për korrupsionin si një prej pengesave kryesore thuhet që pavarësisth ligjeve që luftojnë atë, nuk është arritur që të zbatohet.

“Kosova ka të miratuar legjislacion të fortë për të luftuar korrupsionin, por Qeveria deri më tani ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, burgosur dhe konfiskuar pasuritë e individëve të korruptuar. Qeveria ka miratuar masa të tjera për të adresuar korrupsionin, duke përfshirë kërkesa për të kryer të gjitha prokuroimet në mënyrë elektronike dhe për t’i publikuar emrat e fituesve të tenderëve. Qeveria gjithashtu shkarkoi kohët e fundit bordet e disa ndërmarrjeve publike duke përmendur keqmenaxhimin”, thuhet në raport.

E për punën e shpërlarjes së parave, raporti thotë që më së shumti bëhet përmes pasurisë së paluajtshme e ndërtimit.

“Shpërlarja e parave besohet se më së shpeshti bëhet përmes pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe lojërave të fatit”, thuhet në këtë raport.