Janë dërguar në Gjykatë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit. Gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë në orën 11:00.

Në sallën e Gjykatës janë parë numër i madh i policëve.

Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.