Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se autoritetet e Prishtinës duhet të përgjigjen në pyetjen se kush e vrau Oliver Ivanoviqin për shkak se ata janë duke e hetuar rastin.
Daçiq ka shtuar se kjo çështje i takon edhe BE-së, përcjell lajmi.net.



Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se Beogradi nuk po bashkëpunon në hetim dhe po e fsheh përgjigjen se kush e ka vrarë Ivanoviqin, Daçiq ka thënë se ai është larguar nga paraburgimi para vrasjes në të cilën ‘e vendosën shqiptarët e Kosovës’.

Hoxhaj dje deklaroi se vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd, duke i reaguar kështu ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq i cili akuzoi institucionet kosovare për mosbashkëpunim rreth ndriçimit të këtij rasti.