Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës, i cili vlen për 24 orët e ardhshme.

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

Për secilin produkt të naftës:

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.71 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.56 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 23/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.