Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për arrestimin e mbrëmshëm në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas raportit të Policisë, i arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar dhe të njëjtit u janë gjetur armë pa leje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Gllamnik, Podujevë 22.06.2022-19:36. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është rrezikuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë duke shfaqur rezistencë aktive. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej si provë materiale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Llapi.info ka raportuar edhe mbrëmë për këtë rast./Llapi.info