Deputeti i Bundestagut gjerman Christian Schmidt, tha se nëse janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave atëherë kosovarëve duhet tu mundësohet lëvizja e lirë.

“Sa i përket liberalizmit e ka konfirmuar edhe komisioni evropian që kriteret janë plotësuar po besoj që këshilli do ta diskutojë këtë dhe besoj që për shkak të ndjeshmëria kjo temë do të jetë aktuale”.

“…sa i përket zgjerimit të BE-së kjo çështje do të diskutohet në mënyrë intensive dhe çdo diskutim duhet të qoj te caku dhe në qoftë se ka kritere për një vend dhe ato janë plotësuar atëherë kjo duhet të realizohet”./EO