Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave serbe se pjesëtarët e FSK-së kanë ndërmarrë veprime në Veri të Kosovës, duke i quajtur ato si spekulime dhe propagandë.
Ai ka thënë se FSK-ja respekton mandatin ligjor dhe kushtetues, ku përgjegjësitë reaguese në situata të tilla i takojnë Policisë dhe KFOR-it.
“Asgjë të vërtetë nuk ka nga këto spekulime dhe kjo propagandë. Kjo propagandë ka për qëllim t’i shërbejë qëllimeve politike të lidershipit në Serbi. Mos bini pre e kësaj propagande!”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut.