Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim fermerët llapjanë që të mbjellurat e tyre u dëmtuan nga të reshurat e ditëve në fundit në vend, njofton Llapi.info.

Bulliqi ka kërkuar nga fermerët që të paraqesin gjendjen reale të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore dhe si komunë të gjitha kërkesat e tyre do t’i drejtojmë në instancat qendrore për kompenzim të dëmit.

“Fermerëve tanë ju kërkova që të mos dekurajohen e dëshprohen nga kjo fatkeqësi natyrore, e cila ka dëmtuar të mbjellat e tyre, por të vazhdojnë të punojnë me përkushtim e me vullnet sepse edhe institucionet e shtetit me të gjitha kapacitetet do t’ju qëndrojnë pranë”, ka thënë ndër të tjera Bulliqi.

Shkrimi i plotë:

Në sallën e Kuvendit kam pritur në takim disa prej fermerëve të dëmtuar nga breshëri dhe stuhia që ka goditur Podujevën para dy ditesh. Atyre ju kërkova që të paraqesin gjendjen reale të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore dhe si komunë të gjitha kërkesat e tyre do t’i drejtojmë në instancat qendrore për kompenzim të dëmit.

Fermerëve tanë ju kërkova që të mos dekurajohen e dëshprohen nga kjo fatkeqësi natyrore, e cila ka dëmtuar të mbjellat e tyre, por të vazhdojnë të punojnë me përkushtim e me vullnet sepse edhe institucionet e shtetit me të gjitha kapacitetet do t’ju qëndrojnë pranë.