Pas rritjes së çmimit të bukës në disa komuna të Kosovës edhe në Gjilan që nga sot buka është bërë 0,40 cent.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com një punëtore e furrës “Dora” në Gjilan në kushte anonimiteti.
“Po buka është shtrenjtuar sot, kjo është vendos edhe në furrat e tjera sepse kanë qenë në bisedime gjatë ditës së djeshme”, tha ajo.
Gjatë ditës së djeshme bizneset janë pyetur në lidhje me këtë çështje, por shumica e furrave kanë thënë se nuk është shtrenjtuar buka.