Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.

Në takim Bislimi i ka bërë thirrje që Sllovakia të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën.

Ndërkaq, Kostilník në takim ka thënë se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e integrimit europian dhe asaj të ekonomisë. Ai po ashtu theksoi njëkohësisht se ata janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Bislimi ka thënë se mirëpret interesimin e Sllovakisë në procesin e dialogut. Ai e informoi Kostilnik se Qeveria e Kosovës synon që t’i kthehet procesit të dialogut duke qenë mirë e përgatitur. Po ashtu, ai i bëri thirrje Sllovakisë që

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, diskutimi vazhdoi për planet e Qeverisë për zhvillim dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve.