Kryetari i BashkĂ«sisĂ« Islame – Dega nĂ« PodujevĂ«, Bekim Jashari, ka pritur sot nĂ« takim komandantin e ri tĂ« Stacionit Policor nĂ« PodujevĂ«, kapiten Bekim Bislimin. Lajmin pĂ«r portalin llapi.info e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Bekim Jashari.

Sipas tij, takimi i sotëm ka qenë një takim njoftues, me ç’rast Bekim Bislimi ka përgëzuar Bashkësinë Islame në Podujevë për punën e palodhur në shërbim të sigurisë në komunë.

Siç  ka bërë të ditur Jashari, Bislimi është zotuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionin e Bashkësisë Islame.

Nga ana tjetër, Jashari ka falënderuar Bislimin duke i dëshiruar sukses në detyrën e shenjtë dhe në shërbim të qytetarëve./llapi.info