Bekë Berisha do të jetë edhe për një mandat deputet i Kuvendit të Kosovës.

Këtë ai e ka konfirmuar vet përmes një postimi në Facebook.

Madje Berisha ka marrë plot 13 mijë vota.

Postimi i plotë:

Rezultati po tregon se më duhet të ju falënderoj rreth 13 mijë herë.

Duke i kuptuar të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, fushata jonë ishte derë më derë e sy më sy.

Konsideroj që gabimi jonë ishte modestia, andaj ne nuk i mbërritëm objektivat tona e nuk na u dha haku nga qytetari i Kosovës për punët që i kemi bërë.

Ne nuk u hatruam se popullin e duam më shumë se pushtetin. E nuk ka ndodhur më herët në historinë e Kosovës që ta gjuajnë karrigen për ta mbrojtur shtetin vetëm që të kemi shtet me dinjitet.

Ne tani, në opozitë do të monitorojm me kujdes çdo punë, çdo nënshkrim, çdo gabim e kur të grumbullohen punët dhe vendi të humb rrugën prapë, NE prapë do të kthehemi me vrull dhe Shqiptarçe për 100% shtet.