Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, transmeton Koha.net.

Merret vesh se është arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, të arrestuarit janë dërguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Daut Hoxha ka konfirmuar arrestim e katër personave, por nuk ka dhënë emra.