Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“Procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë partnerët përkatëse, subjektet dhe organizatat”, është shprehur Kocijançiq për Tanjug.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin e BE-së se transformimi i FSK-së i kryer në përputhje me kushtetutën e Kosovës është në interesin dhe në të mirën e të gjitha palëve, transmeton lajmi.net

“BE-ja ka bërë thirrje gjithmonë për një proces gjithëpërfshirës që do të çojë në miratimin e ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila përfshinë një proces në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me llogaridhënien për interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka vazhduar ajo.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjes për ndikimin e ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e deputetëve të Listës Serbe, një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, e cili po zhvillohet ende nën kujdesin e BE-së.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura nuk është e mundur pa ndryshimet kushtetuese, që kërkon një shumicë prej dy të tretash në parlament, si numri i përgjithshëm i anëtarëve dhe numri i anëtarëve të pakicave të cilat kanë një numër prej 20 deputetësh duke përfshirë 10 përfaqësues serbë që e kundërshtojnë këtë transformim.

Kocijançiq shtoi se BE mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.