Bashkëshori i Vjosa Osmanit – Sadriu, Prindon Sadriu, i ka quajtur bolshevike sulmet ndaj Vjosës dhe familjes së tij nga ‘dy anët’ siç thotë ai.

Sadriu përmes Facebook ka thënë se bolshevikët e atakonin njëri-tjetrin ndërsa natën uleshin bashkë e fabrikonin lajme të rreme.

“Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë. Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sadriu ka deklaruar se janë fabrikuar video e foto montazhe, janë bërë tema negative në medie për faktin se ai nuk ka votuar në të njejtin vendvotim të Vjosës.

“Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin”, ka vazhduar ai.

Bashkëshorti i kandidates për kryeministre ka thënë se Kosovës i duhet shembull I vlerave më të larta te demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët.

“Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Në një Kosovë ndryshe, por pa bolshevikët!”, ka përfunduar ai.