Një pjesë e dheut është shembur në një rrugë në relacionin Mitrovicë-Bajgorë.
Kjo ka ndodhur më konkretisht në fshatin Stantërg të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Banorët e asaj pjese kanë treguar se po detyrohen të marrin rrugë alternative, për shkak se kjo pjesë është tashmë vështirë e shfrytëzueshme.
Ndërkaq, banorët problemin e kanë adresuar edhe në Komunë, duke bërë kërkesë për rregullimin e kësaj rruge, mirëpo deri tani nuk kanë marrë përgjigje.