Mëngjesin e sotëm familjës së Astrit Deharit, iu është freskuar dhimbja për humbjen e birit të tyre 4 vite më parë.
E homazhe të shumta ndonëse në gjendje pandemie po kryehen tek varri i tij Zllatarë të Prishtinës.
Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, tha se gjatë tërë kësaj kohe janë bërë manipulime të shumta për tu fshehur e vërteta rreth rastit të Astrit Deharit, duke thënë se ajo ishte vetëvrasje.
‘Kanë bërë manipulime të shumta që ta fshehin të vërtetën, që ta quajnë vrasjen, vetëvrasje. Ne kemi ftuar ekipin zviceran për këtë rast. E mira do të kishte qenë tu drejtoheshim organev të drejtësisë së Kosovës, por nuk e bjënë punën si duhet e bëjnë të kundërtën”, tha Dehari.
Ai tutje tha se mjekët ligjor bashkë me avokatin e familjes së tij Tomë Gashin, kishin thënë se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje por vrasje dhe se të njëjtit ishin kërcënuar se do të arrestoheshin për arsye sic tha Dehari, se kanë thënë të vërtetën.
“4 vjet flasim për neglizhencën dhe papërgjegjësinë që kanë institucionet tona.Unë i përshëndetës të gjithë këta të pranishëm që kanë ardhur këtu të na gjenden pranë, përkundër që jemi në pandemi”, tha ai.
Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të 2016-ës, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari