Edhe një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht babain e tij, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Podujevë 29.07.2021 – 15:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Duhet theksuar se edhe këtë vit numri i rasteve për dhunë në familje ka qenë i theksuar, përkundër thirrjeve të shumta që të evitohet një dukuri e tillë./Llapi.info