Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka bërë falsifikimin e një dokumenti, njofton Llapi.info.
Pa dhënë detaje tjera, Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 10.04.2019-08:00-16:00. Me 25.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti kishte bërë falsifikimin e një dokumenti. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.






