Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se, pas një pune operative, është arrestuar i dyshuari D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.
Prokuroria bën me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari gjendet në mbajtje për 48 orë.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin” thuhet në njoftim.






