Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Shqipërisë për veprën penale “detyrim dhe kanosje”.

Pas një hetimi i cili kishte filluar më 8 dhjetor nga Policia e Kosovës për veprën penale “detyrim dhe kanosje”, gjatë së hënës, njësitet relevante të policisë kanë arritur që të arrestojnë në regjionin e Ferizajt tre persona për këtë vepër penale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë.

“Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe tre telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.