Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar në Kuvend se blerja dhe shitja e votës, nuk ka të bëj me përkatësi gjinore, dhe se askush nuk po e sulmon deputeten Adelina Grainca pse është femër dhe votoj për VV-në por pse ajo e bëri një veprim të tillë.

Ai madje ka kritikuar deputetët e mazhorancës që po ngrisin zërin teksa debatojnë, e një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte kur ata kanë shumicën parlamentare.

“Blerja e votave pse dikush është gru pse dikush është burrë, pazari ka ndodh është deputete si gjithë të tjerët. Është deputete që ka ndërruar pozicion politik. Opozita, apo fjala opozitë, është ma diverse sa kush jemi. Opozita ka 3 parti politike dhe kur i drejtoheni është mirë të tregoni se kujt po i drejtoheni”, tha Gashi.

Ai ka kritikuar shefen e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila duke thënë se nuk duhet fshehur pas gjinisë, meqë barazia është elementi kryesor në këtë kuvend dhe se gratë e burrat janë të barabartë.

Ai ka pyetur madje se cili është dallimi në mes të Adelina Graincës dhe Haxhi Shalës, ish deputetit nga radhët e Nismës aso kohe, kur të dy këta sic tha Gashi kanë shitur votën e tyre.

“Mos tentoni të fshiheni para gjinisë, barabarësia është elemente, gratë e burrat e këtij kuvendi janë të barabartë dhe thirrja deri në klithje dhe çirrje, s’ke nevojë me bërtit, i keni numrat, sepse jeni fajtor se keni ble, keni sulmu, anatemu dhe deri në degradimin e gjuhës në kuvend për shkak të blerjes, ku qenka dallimi në mes të deputetit aHaxhi Shala dhe Grainca, ku është dallimi. Pra ju të nderuar, ruani qetësinë qeverisni vendin, kot e keni, këtu jemi, këtu do të deklarohemi”, tha Gashi.