Arabia Saudite ka lejuar haxhilerët nga vendet e tjera të kryejnë Umren pas një ndalese shtatëmujore për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky hap ishte pjesë e masave graduale saudite për të lehtësuar kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e virusit në mbretëri, shkruan Anadolu.

Sipas masës së re, 20 mijë haxhilerë dhe 60 mijë praktikues në ditë do të lejohen të kryejnë ritualet në Xhaminë e Madhe, ku ndodhet Qabeja, sipas kanalit shtetëror Al-Ekhbariya.

Më 4 tetor, autoritetet saudite lejuan sauditët dhe banorët e huaj të mbretërisë të kryenin lutje në Xhaminë e Madhe me një kapacitet 30 për qind ose 6 mijë njerëz në ditë, transmeton Klan Kosova

Më 18 tetor, mbretëria e Gjirit lejoi 15 mijë haxhilerë në ditë për të kryer Umren dhe lutje në Mesxhid al-Nabevi, ose Xhamia e Profetit, në Medine.

Për shkak të pandemisë, vizita e Haxhit këtë vit ishte e kufizuar vetëm për ata që jetojnë në Arabinë Saudite, ndërsa haxhilerët nga jashtë nuk u pranuan.

Umreja është ritual islam në qytetin e shenjtë të Mekës të cilin muslimanët mund ta kryejnë në çdo kohë të vitit.

Arabia Saudite ka regjistruar 347 mijë e 282 raste me COVID-19, përfshirë 5 mijë e 402 vdekje, që kur u regjistruar rasti i parë i koronavirusit në mars.