Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka pritur me shqetësim rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovës.

Ambasada e SHBA-së ka kërkuar veprime për ta zvogëluar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka treguar se edhe vetë e kanë marrë seriozisht respektimin e masava të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet shëndetësore, duke i eliminuar pothuajse të gjitha takimet.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë tutje thotë se duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në #Kosovë & rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë. Si punëdhënës i mbi 500 persona, Ambasada e merr seriozisht këtë përgjegjësi. Duke maksimizuar punën telefonike, duke eliminuar të gjitha takimet përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.