Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është një fitore e të drejtës ndërkombëtare
Ai ka përgëzuar ekipin serb për punën e tyre, veçanërisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, njofton Klan Kosova.
“Kjo është një fitore historike që tregon se si ka ndryshuar pozicioni i Serbisë në komunitetin ndërkombëtar. Presidenti Vuçiq ka krijuar një vend që respektohet dhe se edhe fuqitë e mëdha nuk mund ta injorojnë. Kjo është një fitore për të drejtën ndërkombëtare. Unë veçanërisht do të doja ta përgëzoja presidentin Vuçiç , ministrin Stefanoviq dhe bashkëpunëtorët e tyre për këtë betejë të susksesshme”, tha Vulin për Kuririn serb.