Lëvizja Vetëvendosje është në epërsi të çdo partie edhe pse me një rezultat të ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës nga rezultatet e deritasshme të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme.
Vetëvendosje mbrëmë nisi festën, por disa aktivistë para se të dilnin në shesh vendosën ta vizitonin familjen Dehari, e bashkë me ta të prisnin edhe rezultatet.
Duhet përkujtuar se Astrit Dehari ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, por që ai ishte aktivist i VV-së për disa vjet me radhë.
Prindërit e Deharit në fotografinë e publikuar mbrëmë shihen përplot gëzim për rezultatet e VV-së.