Një vozitës dhe një pasagjere kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Bajgorë, më saktësisht në fshatin Vidishiq.
Aksidenti mes dy veturave ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
Policia ka njoftuar se deri tek aksidenti kishte ardhur si pasojë e mosrespektimit të kushteve të rrugës dhe rregullave të trafikut.
Lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i njërës veturë dhe pasagjerja.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor dhe ende vazhdojnë të jenë nën tretman mjekësor.
Në raportin policor thuhet se dëmet materiale janë të konsiderueshme. Rasti ende është nën hetime.