Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në rrugën Besi – Milloshevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona – njëri prej tyre shofer i mitur.

Rastin a ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

“Milloshevë 26.04.2021 – 14:17. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime trupore ka marr njëri vozitës (njëri i mitur) dhe pasagjeri i tij meshkuj kosovarë”, ka thënë PK./Llapi.info