Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Besi -Milloshevë, ku për pasojë tre persona janë lënduar rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Milloshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka shtuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.