Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutash në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Llapi.info ka siguruar disa video nga vendi i ngjarjes, ku shihen disa të rinj të shtrirë në tokë.

Mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së pamjeve ka vendosur që mos t;i publikojë ato.

Ndërsa, në vendngjarje, kanë dalur ekipet mjekësore dhe policia e Kosovës.

Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.