Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Vrellë ku u përfshihen katër vetura.
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, njoftoj se janë pranuar nëntë persona me lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”, thuhet në njoftim.






