Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në fshatin Trudë të Prishtinës

Sipas një lexuesi të Indeksonline, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Aksidentin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë policor. Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Indeksonline se në aksident janë lënduar nëntë persona.

Ai ka apeluar tek pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të kujdesshëm, për të garantuar një siguri më të madhe në rrugët e Kosovës.

“Me 17:04.2018 rreth orës 17:25, Policia ka pranuar një informatë për një aksident me lëndime trupore ne hyrje te autostradës në fsh.Lebane, ku te përfshira janë dy automjete. Sipas informatave fillestare si pasoj e aksidentit lëndime kane marr nëntë (9) persona . Ne vendin e ngjarjes ka dale njësit kompetente policore dhe ndihma e shpejt.

Apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit ne trafik ne veçanti drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesem sepse siguria e tyre dhe te tjerëve varet ne mase te madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave ne trafik nga vet drejtuesit e automjeteve. Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa te vazhdueshme ligjore ne funksion te parandalimit te aksidenteve”, ka thënë Hoxha.