Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti ka instaluar një praktikë të dëmshme dhe nuk ka qenë transparent në raport me kuvendin për takimet që ka mbajtur në Bruksel.
Ai thotë se roli i kuvendit në dialog është zero.
“Në të kaluarën kuvendi është informuar nga kryeministri për raundet e bisedimeve që kanë ndodhur. Kryeministri Kurti ka instaluar një praktikë goxha të dëmshme dhe nuk ka qenë transparent në raport me kuvendin edhe për takimet që ka mbajtur. Ne kemi kërkuar të raportohet në kuvend për çfarëdo takimi që do të mbahet në Bruksel”, thotë Tahiri për Ekonomia Online.
Ai shton se edhe ato raportime që janë bërë në Kuvend kanë ndodhur pas kërkesës të deputetëve të opozitës dhe jo me iniciativën e Kurtit që e obligon një rezolutë.
“Prandaj roli i kuvendit në dialog është zero”, ka pohuar Tahiri.






