Ka ndërruar jetë Drita Gashi.
Më poshtë postimi i Shoqatës “Vraniqi”:
Kjo botë është nganjëherë shumë padrejtë ,kur marrim kso lajme trishtuese.
Humbja e bijës dhe bashkfshatarës tonë Drita Muqa Gashi nuk është vetëm një dhimbje është një boshllëk që nuk mbushet kurrë. Ajo ishte zemra e shtëpisë, drita që ndriçonte çdo ditë dhe forca që mbante bashkë çdo pjesë të familjes. Emri i saj ishte Dritë, dhe ashtu ishte edhe vetë një shpirt i butë që sillte ngrohtësi, dashuri dhe shpresë kudo që shkonte.
Për femijët e saj, ajo ishte streha më e sigurt, zëri më i ëmbël dhe përqafimi që shëronte çdo plagë. Për bashkëshortin, ishte shoqja e jetës, krahu i djathtë dhe dashuria që i dha kuptim çdo dite.
Dhe për familjen e saj ishte fryma që u jepte jetë ditëve të tyre dhe dashuria që nuk mungonte kurrë.
Sot, mungesa e saj ndihet në çdo cep në heshtjen e dhomave, në kujtimet që flasin më fort se fjalët dhe në zemrat që vazhdojnë ta kërkojnë. Por Drita nuk shuhet kurrë; ajo jeton në çdo kujtim, në çdo vlerë që la pas dhe në dashurinë që mbolli në zemrat e familjes së saj.
Shoqata Vraniqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muqa, e në veçanti babait dhe familjës së Musli Hasan Muqës. Lusim Zotin që t’ju japë forcë, durim dhe zemër për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe.
Ajo nuk është më mes nesh, por do të mbetet përgjithmonë një dritë që nuk fiket kurrë






