Lokale - eSIMy

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka hapur procedurat e prokurimit për projektin milionësh, shkruan Llapi.info.

Bëhet fjalë për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini’

Në njoftimin në faqen komunale, bëhet e ditur se për këtë objekt është paraparë të shpenzohen 2 milionë euro.

Ky objekt do të ndërtohet tek dy shkollat tjera të mesme që gjenden në Podujevë.

Ndërkaq, objekti i vjetër i shkollës ‘Isa Boletini’ do të shndërrohet në shkollë fillore.

Po ashtu, në faqen komunale është bërë njoftimi i fundit edhe për një tjetër projekt milionësh në Podujevë.

Ndërtimi i parkingut nëntokësor në këtë komunë do të kushtojë disa milionë euro.

“Komuna e Podujevës kërkon parashtrimin e deklaratave për kualifikim me qëllim të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik dhe konzorciumeve të operatorëve ekonomik që posedojnë kapacitetet e duhura ligjore, teknike dhe financiare për të marrë pjesë në procedurën konkurruese të tenderit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe bartjen e Parkingut Nëntokësor duke përfshirë por pa qenë e domosdoshme edhe objekte afariste (“Objekti”) në Lokacionin te Komuna e Re në Podujevë përmes Partneritetit-Publiko-Privat („PPP‟)”, thuhet në njoftim./Llapi.info