Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në rrugën “Met Podjeva” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet për “organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

“Rr. Met Podujeva, Podujevë 25.04.2023 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova lidhur me rastin janë konfiskuar katër shtëpiza, dy printera, 27 tiketa dhe 15.50€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera, e as identitetin e të dyshuarit.

 

 

 

 

/llapi.info