Lokale - eSIMy

Një person ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur para dy dite, derisa Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Podujevë 22.04.2023-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i drejtuar thikën, e  ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari për shkak të gjendjes psikike, është dërguar  për shërim psikiatrik”, thuhet në raportin e PK-së.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera…

 

 

 

/Llapi.info