Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar se janë duke e krijuar një koalicion anti-Putin.
Në një postim në Twitter, Zelenksy ka bërë të ditur se po pret për hapa vendimtar.
“Ne jemi duke krijuar një koalicion anti-Putin. Kam folur me von der Leyenin, Emmanuel Macronin, Karl Nehammerin dhe Recep Tayyip Erdoganin për sanksione konkrete dhe ndihmë për ushtrinë tonë. Ne jemi duke pritur veprimet vendimtare”, ka shkruar Zelensky.







