Ushtarët ukrainas kanë kapur edhe dy pushtues rusë.
Kështu ka njoftuar forca tokësore të armatosura të Ukrainës.
Ndryshe, trupat pushtuese të Rusisë kanë pësuar humbje të mëdha në territorin e Ukrainës, ndërsa luftimet po vazhdojnë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporon agjencia ukrainase e lajmeve, Interfax.
Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky.
Ukraina i ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas sulmeve në territorin e tyre./Llapi.info






