Lokale - eSIMy

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, ka deklaruar që paga minimale në Kosovë duhet të jetë rreth 300 euro. Ai këtë deklaratë e ka thënë për emisionin “News Talk” me Dafinën në Klan Kosova FM.

Sipas tij, Kosova qëndron me pagën më të ulët në dallim me vendet e rajonit.

Ndërkaq, derisa ka komentuar deklaratën e zyrtarëve të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës se paga minimale nuk duhet të jetë nën 400 euro, Musa ka vlerësuar se ajo është vështirë e arritshme.