Lokale - eSIMy

Një arsimtar nga Drenoci i Rahovecit është kërcënuar me jetë. Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar.

Ishte duke punuar në fushë deri në orët e pasdites. Kur mbaroi punët, një mësues i fshatit Drenoc të Rahovecit u nis të kthehej për në shtëpi me veturën e tij.

Mirëpo, rrugëtimi i tij u ndërpre nga një bashkëfshatar, i cili u përplas verbalisht me të.

Por, kur mendoi se aty i qëroi hesapet, një thirrje në orën 12 të mbrëmjes ia prishi qetësinë atij.

I dyshuari i armatosur deri në dhëmbë i kishte shkuar te shtëpia.

E në pamjet e publikuara nga T7, shihet edhe ky moment i përplasjes mes tyre.