Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës reagon ndaj vendimit te inspektoratit të Punës lidhur me dënimin e kompanisë “Sat Styre” ku humbi jetën 17 vjeçari S.A nga Lubizhda e Prizrenit.
Dënimi nga Inspektorati i Punës për kompaninë ishte dy mijë euro, por Sindikata nuk u mjaftua me këtë pasi siç theksojnë nga kjo sindikatë, jeta e një punëtori është e barabartë më një çmim të një kafshe në treg.
“Ne e dimë se vlerësimin përfundimtar e jep gjykata . Por e bëjmë me dije se inspektorati ka bërë tri gabime të pafalshme .
1.Punëtori s’ka pas kontratë pune fare për të cilën pronari ka mund të gjobitet deri në
10.000 euro, por nëse punëtori është nën moshën 18 vjeçare atëherë ai mund të dënohet me dyfishin e kësaj gjobe që d.m.th. 20.000 euro, po flasim sipas ligjit të punës neni 92.
2.Punëtori në këtë rast nuk ka guxuar të punoj punë të rënda, apo të ofrohet tek makinat
që për moshën e tij janë tepër të rrezikshme.
3.Punëtori s’ka pas masa mbrojtëse të punës.
Por kaq kushton jeta e një punëtori në Kosovë”, thuhet në komunikatën e SPSPK-së.






