Çmimet e larta kanë ndikuar shumë turizmin shqiptar, të cilin duket se po e shterojnë… Turistët këtë vit janë më të paktë dhe shqiptarët kanë vendosur t’i kalojnë pushimet jashtë.

Edhe turistët e huaj i kanë bërë ‘puçin’ standardeve shqiptare, duke bojkotuar restorantet e duke marrë bukë me vete në plazhe.

Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën, nisur nga Gjiri i Lalëzit e deri tek Pema e Thatë në Ksamil. Skaji më jugor i vendit ka sjellë çmime më të kripura se uji i detit për pushuesit…

Një pushues ka raportuar për mediat se për një pushim dysh ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.